Telegrafi

Napoli preferon Kouamen para Piatekut

Raportet e shumta të mediave raportojnë se Napoli është duke synuar sulmuesin e Genoas, Christian Kouame në janar, duke e preferuar atë para Krzysztof Piatek.

Sipas mediumeve Rai Sport dhe Mediaset, Piatek konsiderohet shumë i shtrenjtë për shifrën e 30 milionë, veçanërisht pasi Napoli tashmë ka gjetur formën e polakut, Arkadiusz Milik.

Në vend të kësaj, drejtuesit e klubit nga San Paolo po mendojnë transferimin e bashkëlojtarit të Piatek, Kouame.

Lexo po ashtu Napolit i refuzohet oferta prej 35 milionë eurosh për Piatek

Kouame do të kushtonte rreth 20 milionë euro plus bonuse dhe do të sillte një energji ndryshe me ritmin dhe normën e punës.

Piatek dhe Kouame duke festuar së bashku një gol (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi 21-vjeçar i Cittadelas mund të luajë në të djathtë ose të majtën, si dhe një qendërsulmues dhe tashmë ka tërhequr interes nga Milani.

Ndërsa Piatek, i cili ka shënuar 13 gola në Serie A këtë sezon mund të luaj vetëm si qendërsulmues.

Lexo po ashtu Kouame në shënjestër të Milanit për repartin ofensivë

Në anën tjetër, Kouame ka kontribuar me tre gola dhe katër asistime deri më tani.

Është raportuar se Carlo Ancelotti i ka dhënë dritën e gjelbër kësaj marrëveshje transferimi, edhe pse Kouame do të qëndrojë në Genoa në huazim deri në fund të sezonit. /Telegrafi/