Raportet e shumta të mediave raportojnë se Napoli është duke synuar sulmuesin e Genoas, Christian Kouame në janar, duke e preferuar atë para Krzysztof Piatek.
Sipas mediumeve Rai Sport dhe Mediaset, Piatek konsiderohet shumë i shtrenjtë për shifrën e 30 milionë, veçanërisht pasi Napoli tashmë ka gjetur formën e polakut, Arkadiusz Milik.
Në vend të kësaj, drejtuesit e klubit nga San Paolo po mendojnë transferimin e bashkëlojtarit të Piatek, Kouame.
Kouame do të kushtonte rreth 20 milionë euro plus bonuse dhe do të sillte një energji ndryshe me ritmin dhe normën e punës.
Ish-sulmuesi 21-vjeçar i Cittadelas mund të luajë në të djathtë ose të majtën, si dhe një qendërsulmues dhe tashmë ka tërhequr interes nga Milani.
Ndërsa Piatek, i cili ka shënuar 13 gola në Serie A këtë sezon mund të luaj vetëm si qendërsulmues.
Në anën tjetër, Kouame ka kontribuar me tre gola dhe katër asistime deri më tani.
Është raportuar se Carlo Ancelotti i ka dhënë dritën e gjelbër kësaj marrëveshje transferimi, edhe pse Kouame do të qëndrojë në Genoa në huazim deri në fund të sezonit. /Telegrafi/