Sipas raporteve italiane, Napoli janë duke planifikuar për të mbajtur mbrojtësin e tyre, Kalidou Koulibaly për një vit më shumë, duke i ofruar atij një rinovim.
Qendërmbrojtësi pritet të largohet nga Napolit këtë verë, dhe ai është i lidhur shumë me skuadrën angleze, Chelsean.
Megjithatë, Sky raporton se kontaktet janë duke vazhduar në mes të rrethit të lojtarit dhe klubit, në një përpjekje për të mbajtur atë në San Paolo.
Napoli nuk do të ofrojë një pagë astronomike, por janë të gatshëm për të rriturt pagën e tij.
Me rritjen e pagës pritet të ketë edhe një marrëveshje verbale, ku ai mund të largohet verën e ardhshme, nëse oferta të mëdha vijnë për të. /Telegrafi/