Site icon Telegrafi

Napoli i ofron pagë të lartë Icardit

Mauro Icardi (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Napoli synon të fitojë garën për transferimin e Mauro Icardit nga Interi, pasi i ka ofruar një pagë të lartë sulmuesit.

Situatë e sulmuesit argjentinas te Interi nuk ka përmirësime dhe lojtari pritet të largohet këtë verë.

Megjithatë, interesimi për të nuk është si në të kaluarën, pasi lojtari pëlqehet vetëm në Serie A, ku Juventusi dhe Napoli duan shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Juventusi rivalizohet fortë nga Napoli për Icardin

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Napoli dëshiron të fitojë garën me Juventusin duke tentuar të joshin sulmuesin me një pagë të lartë.

Icardi duke festuar një gol këtë sezon me Interin (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Klubi napolitan i ka ofruar një pagë prej 10 milionë eurosh Icardit në një përpjekje për të nënshkruar me atë.

Ndryshe, Icardi pritet të largohet nga Interi këtë verë pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version