Telegrafi

Napoli ofron 20 milionë euro dhe Valdifiorin për Baccan

Napoli kanë ndryshuar propozimin e tyre për sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca, ku ofrojnë 20 milionë euro dhe shërbimet e Mirko Valdifiorit.

Një ofertë fillestare prej 20 milionë plus Omar El Kaddouri ishte hedhur poshtë, pasi Rossonerët dëshirojnë 30 milionë euro kesh.

Sipas La Gazzetta dello Sport, pas këtij refuzimi, drejtuesit e Napolit kanë paraqitur tashmë një plan të ri me 20 milionë euro plus Valdifiori.

Lexo po ashtu Tifozët e Napolit në protestë: Higuain na tradhtoi

Mesfushori ka qenë në prag të një transferim në Torino, por Napoli ka vënë frenat në atë lëvizje këtë fundjavë.

Është e mundur që ata tani do të përdorin ish-mesfushorin e Empolit si pjesë e një shkëmbimi të Baccas me Milanin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Kolumbiani duket të jetë zgjedhja e parë për të zëvendësuar Gonzalo Higuain, i cili është gati për të përfunduar një transferim prej 94.7 milionë euro në Juventus pasi Bianconerët kanë thënë se do të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit. /Telegrafi/