Telegrafi

Napoli ofertë të lartë për portierin gjerman

Pepe Reina pritet të largohet nga Napoli për tu rikthyer në kampionatin spanjoll.

Por duket se Napoli ka gjetur zëvendësimin adekuat për spanjollin.

Portieri gjerman, Bernd Leno është bërë objektivi kryesor i Napolit për portën.

Mediat gjermane kanë raportuar se Napoli ka bërë ofertë zyrtare tek Bayer Leverkusen.

23 milionë euro është shuma që ekipi italian ka ofruar për transferimin e Lenos në Serie A.

Duket se kjo ofertë do të pranohet nga Leverkusen, të cilët kanë gjetur edhe zëvendësimin.

Lukas Hradecky pritet t’i bashkohet Leverkusenit nga Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/