Arkadiusz Milik po i kalon ditët e tij të fundit si futbollistë i gjigantit italian Napoli.
Reprezentuesi polak pritet të largohet në fund të këtij sezoni, pasi Napoli ka nevojë të shes futbollistë duke parë që janë shumë larg për të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Numri një i Napolit, Aurelio De Laurentis ka vendosur ta nxjerr në shitje sulmuesin polak për të pasur të ardhura të mira në klub.
E duket se e ardhmja e Milik do të jetë në Ligën Premier, pasi Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë duke kërkuar shërbimet e tij.
Napoli tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit reprezentuesit polak, pasi për ta lënë të lirë synojnë të fitojnë 50 milionë euro.
26-vjeçari Milik këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat, e ka shënuar 12 gola.
Milik iu bashkua Napolit në verën e vitit 2016 nga Ajax, derisa ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/