Site icon Telegrafi

Napoli nuk do të pranojë asnjë sanksion pas mos udhëtimin për ndeshjen me Juventusin

Napoli thuhet se është i bindur se ata veprojnë sipas rregulloreve dhe nuk do të pranojnë asnjë sanksion, pasi ndalimi erdhi nga një autoritet lokal shëndetësor.

Klubi napolitan nuk u paraqit në Allianz Stadium përpara pushimit aktual ndërkombëtar, pasi autoritetet lokale të shëndetit në Napless i ndaluan ata të udhëtonin në Torino.

Juventusi mbërriti në stadium, i gatshëm për të luajtur ndeshjen dhe kërkoi një fitore me rezultat zyrtar 3-0.

Lexo po ashtu Nuk ka detajet publike për ndeshjen Juventus – Napoli, Zonja e Vjetër pritet të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar

Të dy ekipet po presin që vendimi të mbërrijë javën e ardhshme dhe Napoli do të qëndrojë në karantinë në Castel Volturno deri të premten e ardhshme, një natë para një ndeshje tjetër të madhe kundër Atalantas në Serie A.

Megjithatë, Napoli janë të bindur se kanë vepruar sipas rregulloreve dhe nuk do të pranojnë asnjë sanksion për mos udhëtimin e tyre në Torino.

Mediumi Il Corriere dello Sport shkruan në lidhje me thirrjet telefonike midis udhëheqësve dhe ministrave, duke diskutuar alternativat e mundshme për të luajtur ndeshjen menjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version