Kontrata e Mattia De Sciglio është duke shkuar drejt përfundimit me Milanin dhe Napoli janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për mbrojtësin italian.
Marrëveshja aktuale e 24-vjeçarit do të përfundojë në qershor të vitit 2018 dhe, ashtu sikurse Gianluigi Donnarumma, edhe De Sciglio nuk duket se synon rinovimin me Rossonerët.
Sipas gazetës Il Mattino, Napoli është e interesuar dhe mund t’i ofrojë atij një kontratë katërvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro për sezon.
De Sciglio ishte lidhur me Juventusin dhe një ribashkim me ish-trajnerin e tij te Milani, Max Allegri, por Bianconerët këmbëngulën këtë javë se ai nuk është një prioritet.
Ai mund të luajë në anën e djathtë apo të majtë të mbrojtjes, duke e bërë atë një anëtar të rëndësishëm të formacionit 4-3-3 për trajnerin Maurizio Sarri. /Telegrafi/