Telegrafi

Napoli në bisedime të avancuara me Ochoan

Guillermo Ochoa (Getty Images)

Napoli raportohet se po ndjek me shumë vrull nënshkrimin me portierin e kombëtares së Meksikës, Guillermo Ochoa.

Klubi italian është në kërkim të një portieri të ri, me nënshkrimin e fundit, Alex Meret, i cili mbetet jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Ky lëndim i portierit italian dhe largimi i Pepe Reinas drejt Milanit ka bërë që Napoli të mendoj edhe për një portier të ri.

Lexo po ashtu Serie A 2018/19: Të gjitha largimet dhe ardhjet e çdo skuadre në Serie A deri më tani

Gazeta italiane La Repubblica pretendon se klubi i San Paolo ka identifikuar portierin e Standard Liege, Ochoa, si objektivi i tyre numër një.

 Ochoa gjatë ndeshjes ndaj Brazilit në Botëror (Getty Images)

33-vjeçari luajti për vendin e tij në dy Kupat e Botës, duke ndihmuar Meksikën të arrijë në raundin e 1/16-tës në dy rastet.

Lexo po ashtu Zyrtare: Napoli transferon Fabian Ruizin

E përditshmja italiane pretendon se bisedimet janë në një fazë të përparuar, me Ochoan që dëshiron të transferohet në Itali.

Edhe pse ka ende çështje për t’u zgjidhur, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i bindur se marrëveshja do të bëhet. /Telegrafi/