Napoli raportohet se po ndjek me shumë vrull nënshkrimin me portierin e kombëtares së Meksikës, Guillermo Ochoa.
Klubi italian është në kërkim të një portieri të ri, me nënshkrimin e fundit, Alex Meret, i cili mbetet jashtë fushave shkaku i lëndimit.
Ky lëndim i portierit italian dhe largimi i Pepe Reinas drejt Milanit ka bërë që Napoli të mendoj edhe për një portier të ri.
Gazeta italiane La Repubblica pretendon se klubi i San Paolo ka identifikuar portierin e Standard Liege, Ochoa, si objektivi i tyre numër një.
33-vjeçari luajti për vendin e tij në dy Kupat e Botës, duke ndihmuar Meksikën të arrijë në raundin e 1/16-tës në dy rastet.
E përditshmja italiane pretendon se bisedimet janë në një fazë të përparuar, me Ochoan që dëshiron të transferohet në Itali.
Edhe pse ka ende çështje për t’u zgjidhur, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i bindur se marrëveshja do të bëhet. /Telegrafi/