Telegrafi

Napoli menjëherë gjen zëvendësuesin e Higuain

Pak orë pas lajmit se Juventusi ka paguar klauzolën e transferimit të Gonzalo Higuain, Napoli ka filluar menjëherë të shpenzojë shifrën prej 90 milionë eurosh të siguruar nga largimi i argjentinasit.

Mediat holandeze kanë konfirmuar se pas një telefonate mes drejtuesve të Napolit dhe atyre të Ajaxit, është finalizuar marrëveshja për transferimin në Itali të sulmuesit 22 vjeçar polak Arkadiusz Milik.

Lexo po ashtu Edhe zyrtarisht në Juventus, ky është formacioni i frikshëm me Higuainin (Foto)

Futbollisti ka shkëlqyer me Ajaxin në vitet e fundit dhe në Euro 2016 ai kishte një rol protagonisti me përfaqësuesen e tij duke lënë shpesh në hije një emër shumë të njohur si Robert Lewandowski.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Lojtari do të firmosë një marrëveshje pesëvjeçare prej 1,5 milionë eurosh në sezon.

Kartoni i tij është paguar 30 milionë euro, ndërsa 5 milionë euro të tjera mund të përfundojnë në arkat e holandezëve në varësi të objektivave të arritur nga skuadra italiane apo paraqitjet e lojtarit.