Site icon Telegrafi

Napoli mendon për Etrit Berishën

(Getty Images)

Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë mesa duket të dyja skuadrat do të përballen sërish, por kësaj radhe për shërbimet e portierit shqiptar, Etrit Berisha.

Etrit Berisha këtë sezon, por edhe në të kaluarin ka qenë ndër më të mirët te Atalanta, ndërsa këtë e vërtetoi edhe në ndeshjen e Kupës me Napolin.

Drejtuesit e klubit kanë krijuar bindjen se ish-portieri i Lazios është pasuesi ideal i Pepe Reinas, pasi spanjollit i skadon kontrata në qershor.

Kjo nuk është hera e parë që portieri prishtinas është duke u kërkuar nga Napoli, që e ka edhe një lojtar të rëndësishëm të kombëtares, Elseid Hysajn.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shërbimet e Berishës edhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit.

Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë me Berishën që mund ta bëjë një hap të rëndësishëm në karrierë. /Telegrafi/

Exit mobile version