Telegrafi

Napoli mendon Baccan si zëvendësues të Higuainit

Carlos Bacca pritet të jetë sulmuesi që do të zëvendësoj Gonzalo Higuainin në rast largimi.

Lajmet e fundit se Juventusi ka rënë dakord në një marrëveshje për Gonzalo Higuain do të thotë se dy transferimet më të mëdha të verës kanë lëvizur një hap më afër përfundimit.

Pasi me blerjen e Higuainit nga Juve, Paul Pogba do të lëviz drejt Manchester United, duke barazuar balancat financiare skuadra italiane.

Lexo po ashtu Ja çfarë ka refuzuar Interi për Icardin

Por, as skuadra e Napolit nuk do të rrijë duarkryq dhe do të kërkoj me cdo kusht zëvendësimin ideal të sulmuesit italian.

Gazzetta dello Sport raporton se Napoli ka identifikuar Carlos Baccan si një zëvendësim potencial për Higuain dhe kanë bërë një hetim te Milani për sulmuesin, duke shikuar gjendjen e skuadrës kuqezi. /Telegrafi/