Site icon Telegrafi

Napoli konfirmohet si lider i grupit edhe pas humbjes nga Liverpool, Ajax në Ligën e Evropës në fitore

Liverpooli ka mposhtur Napolin në ‘Anfield’ me rezultat 2-0 që nuk ishte e mjaftueshme, duke bërë që italianët të kalojnë tutje si lider i grupit pas golaverazhit më të mirë në ndeshjet mes tyre, me Reds që po ashtu vazhdojnë garën nga pozita e dytë.

Anglezët ishin më të mirë në pjesën e parë ku kishin raste me Curtis Jones dhe Thiagon, por Alex Meret ishte në vend.

Me të filluar pjesa e dytë, Napoli arriti të shënonte, me Leo ostigard që shënoi, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Khvicha Kvaratskhelia kishte rast të mirë në mesin e fraksionit të dytë, por goditja e tij u prit nga Alisson.

Mohamed Salah e hapi ndeshjen në minutën e 86-të të takimit, duke shënuar për 1-0.

https://twitter.com/RedsActu/status/1587564120563453958

Krejt në kohën shtesë, Darwin Nunez shënoi për 2-0.

Në anën tjetër Ajax që e kishte të sigurt kalimin në Ligën e Evropës, ka bërë detyrën ndaj Rangers, duke fituar si mysafir me rezultat 3-1.

Steven Berghuis dhe Mohammed Kudus shënuan në pjesën e parë, për t’i dhënë rrugë fitores.

Krejt çka bën vendasit ishte një gol nga penalltia me James Tavernier në fundin e ndeshjes.

Ajax shënoi në fund me Francisco Conceicao për 3-1.

Napoli me 14 pikë e mbyll si lider, aq sa Liverpooli si i dyti. Ajax ka 6 pikë, ndërsa Rangers e mbyllin fazën e grupeve pa asnjë pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version