Telegrafi

Napoli kërkon Zouman

Skuadra italiane Napoli është duke kërkuar të përforcohet në repartin defensivë.

Emri i ri në listën e ekipit italian është ai i mbrojtësit të Chelseat, Kurt Zouma.

Francezi ende është jashtë fushave të blerta, mirëpo rikthimi i tij tani duket shumë pranë.

Gjithsesi talenti francez pritet të ketë probleme për të zënë një vend në formacionin bazë dhe po mendohet huazimi i tij.

Është Napoli që po kërkon me ngulm shërbimet e tij nga Chelsea.

Gjithsesi kjo lëvizje nga Chelsea pritet të bëhet si huazim gjashtë mujor pa ia dhënë drejtën e blerjes Napolit. /Telegrafi/