Telegrafi

Napoli kërkon mesfushorin e Juventusit

Mesfushori argjentinas i Juventusit, Roberto Pereyra mund të largohet nga Juventus.

Hapësirat e pakta në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri kanë bërë që Pereyra të mendojë largimin.

Por ai mund të vazhdoi të qëndrojë edhe më tej në elitën e futbollit italian Serie A.

Është skuadra e Napoli që po e kërkon me çdo kusht transferimin e këmbëshpejtit argjentinas.

Për 25-vjeçarin Napoli është i gatshëm të paguaj rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/