Site icon Telegrafi

Napoli – Juventus, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Ronaldo - Hysaj (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Napoli pritet të nisë ndeshjen me dyshen Arkadiusz Milik dhe Lorenzo Insigne në sulm, ndërsa Juventusi pritet ta fillojë me Federico Bernardeschin në vend të Paulos Dybala.

Napolitanët janë nikoqir të Zonjës së Vjetër në derbin e vlefshëm për javën e 26-të te Serie A, ndeshje e cila zhvillohet në Stadio San Paolo nga ora 20:30.

Max Allegri konfirmoi në konferencën për shtyp se Cristiano Ronaldo do të fillojë ndeshjen, pavarësisht lëndimit që pati, ndërsa ai duhet të zgjedhë mes Emre Can dhe Rodrigo Bentancur në mesfushë, pastaj Dybala ose Bernardeschi në sulm.

Lexo po ashtu Fundjava e derbive, El Clasico, derbi i Liverpoolit dhe Napoli - Juventus ekskluzivisht në IPKO

Sipas raporteve të fundit nga kampi i Juventusit, Emre Can do të luajë përkrah Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi, ndërsa Bernardeschi është favoriti për të luajtur në sulm para Dybalas.

Carlo Ancelotti thuhet se ka zgjedhur të luajë në krahët e mbrojtjes me Kevin Malcuit dhe Faouzi Ghoulam, duke lënë në bankë mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.

Dybala pritet ta nisë ndeshjen nga banka (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado do të mungojnë te Juventusi shkaku i lëndimeve, ndërsa te Napoli, Mario Rui.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Meret; Malcuit, Maksimovic, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Allan, Fabian, Zielinski; Milik, Insigne

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo

/Telegrafi/

Exit mobile version