Telegrafi

Napoli interesohet për Junior Firpon

Napoli ka kontaktuar me Barcelonën me një propozim të mundshëm për mbrojtësin e krahut të majtë, Junior Firpo.

23-vjeçari u ble vetëm këtë sezon nga Real Betisi për 18 milionë euro dhe bëri 17 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.

Forma e tij e paqëndrueshme ka bërë që mbrojtësi të mbetet një zgjedhje e dytë dhe disa klube duan ta shfrytëzojnë këtë për ta transferuar Firpon.

Lexo po ashtu Barcelona e gatshme të shesë Junior Firpon për të lehtësuar transferimin e Lautaro Martinez

Sipas gazetës spanjolle Sport, drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka qenë në kontakt për të diskutuar sjelljen e Junior Firpos në Stadio San Paolo.

Është raportuar se tarifa mund të jetë më e ulët se 20 milionë euro, pasi Barcelona duhet të shesë në mënyrë që të forcojë sulmin e tyre.

Shqetësimi i vetëm është që Blaugranët duan një shitje të përhershme, ndërsa Napoli pëlqen të propozojë huazim me mundësi blerjeje. /Telegrafi/