Site icon Telegrafi

Napoli fiton ndaj Interit në “Guiseppe Meazza”, bën hap të madh drejt finales

Fabian Ruiz. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Napoli ka arritur të shënojë fitore ndaj Interit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me rezultat 1-0.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Napoli u tregua dinak duke marr një fitore që do t’i ndihmojë shumë për ndeshjen kthyese që zhvillohet me 5 mars.

Ndeshja ishte e barabartë me zikaltërit që kishin pak më shumë nga loja.

Pamje nga ndeshja . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Dries Mertens rrezikoi i pari në këtë ndeshje në minutën e 11-të, ndërsa Interi u kundërpërgjigj me një rast nga Lautaro Martinez pak minuta më vonë,

Rastin më të mirë në pjesë e parë e kishte Pietor Zielinski, por pa sukses.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Fabian Ruiz në minutën e 57-të.

Feata e golit të Fabian Ruiz . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Spanjolli shënoi një gol shumë të bukur në portën e Interit.

 

Interi provoi të bëjë diçka kah fundi i ndeshjes, por nuk kishte sukses.

Me këtë fitore Napoli bën hap të madh drejt finales, pasi ndeshjen kthyese e zhvillon në terren të vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version