Telegrafi

Napoli fiton Kupën e Italisë, mposht Juventusin pas penalltive

SSC Napoli (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Finalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Juventusi në 90 minuta është mbyllur pa gola, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive fitues dolën napolitanët.  

Rasti i parë i mirë ishte ai i Lorenzo Insignes së Napolit, që gjuajti bukur nga goditja e dënimit, por shtylla e shpëtoi Juventusin (24’).

Juventusi u kundërpërgjigj me një goditje të Paolo Dybalas por Alex Meret ishte në vend.

Pamje nga ndeshja (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Napoli rrezikoi me Diego Demme, por goditja e tij u prit nga Gianluigi Buffon.

Dybala pretendoi për penallti në fundin e pjesës së parë, por gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi njëjtë.

Pamje nga ndeshja (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe me më pak raste të mira.

Fabian Ruiz rrezikoi nga distanca, por goditja e tij përfundoi jashtë në minutën e 61-të.

Pas tij provoi nga distanca edhe Dybala, por goditja e tij u prit nga Meret.

Pamje nga ndeshja (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Në minutën e parë të kohës shtesë Napoli goditi edhe një herë shtyllën, kësaj radhe me Elig Elmas.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe ndeshja shkoi në penallti, pasi vazhdimet dy herë nga 15 minuta janë larguar.

Napoli ishte më i suksesshëm në gjuajtjen e penalltive, duke fituar me rezultat 4-2.


Napoli – Juventus 0-0 (pas penalltive 4-2)

Penalltitë e Juventusit: Dybala (gabon), Danilo (gabon), Bonucci (shënon), Ramsey (shënon)

Penalltitë e Napolit: Insigne (shënon), Politano (shënon), Maksimovic (shënon), Milik (shënon)


/Telegrafi/