Site icon Telegrafi

Napoli e ‘mirëpret’ rikthimin e Sarrit  në Itali, poston një video me plotë ironi nga tifozët napolitanë   

Napoli e ka ‘mirëpritur’ trajnerin e ri të Juventusit, Maurizio Sarri, që është rikthyer në Serie A me një video ironike.

Sarri ka qenë në stol në San Paolo për tri vite, duke u ndeshur me Juve për Scudetton, por vetëm pas një sezoni me Chelsea, ai u bashkua me rivalët e mëdhenj.

Disa e quajnë “tradhtar”, por ueb faqja zyrtare e Napolit ka zgjedhur një rrugë ironike me një video.

Drejtuesit e faqes zyrtare kanë dalë në qytet dhe kanë pyetur kalimtarët e rastit se çfarë i urojnë Sarrit te Juve.

Komentet më interesante të qytetarëve ishin të llojit: “ E fitofsh përsëri Ligën e Evropës”, apo edhe rastet kur thonë: “Thyeje rekordin e Napolit me 91 pikë dhe merre vendin e dytë”.

Sarri dhe De Laurentis

Në video ka edhe shaka për besimin që ka Sarri ndaj numrave si 17 dhe 13. /Telegrafi/

Exit mobile version