Site icon Telegrafi

Suarez kërkon largimin nga Barcelona

Denis Suarez

Denis Suarez pritet të largohet nga Barcelona.

Mesfushori spanjoll nuk ka pasur minutat e duhura në edicionin e kaluar.

Tranaferimi i Paulinhos ka bërë që ai të humbasë besimin në klubin dhe ka kërkuar largimin nga skuadra.

Sipas mediave spanjolle, Suarez nuk është i kënaqur me trajtimin që ka në klub dhe po kërkon largimin.

Barcelona duket se do ta lejojë largimin e tij vetëm nëse skuadrat e interesuara paguajnë klauzolën e tij.

Skuadra angleze Tottenham Hotspurs dhe ajo italiane Napoli janë tejet të interesuara për mesfushorin qendror.

40 milionë euro është klauzola e lojtarit, para që për dy skuadrat e lartpërmendura nuk janë problem.

Largimi i 24-vjeçarit nga Camp Nou pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version