Ylli i Celta Vigo, Gabri Veiga luajti 15 minuta në Balaidos fundjavën e kaluar në humbjen e tyre 2-0 ndaj Osasuna, të cilën shumë e quajnë si paraqitjen e tij të fundit për klubin spanjolle. Përpara kësaj fundjave, Celta thuhet se ka arritur një marrëveshje për të shitur Veigën te Napoli.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, mungojnë vetëm firmat dhe analizat mjekësore, të cilat tashmë janë programuar për mesfushorin.
Gazetari italian shton se Napoli do të paguajë 30 milionë euro për Veiga plus 6 milionë euro bonuse.
Gabri Veiga to Napoli, here we go! Verbal agreement reached — €36m deal add-ons included to Celta Vigo for Spanish talented midfielder 🚨🔵🇪🇸 #Napoli
€30m fixed fee plus €6m add-ons package. Documents to be prepared and then time for medical tests.
Top signing for Serie A. pic.twitter.com/PK35zNigXU
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 18, 2023
Kjo është më pak se sa është raportuar në Spanjë, ku ka pasur raporte se një marrëveshje ishte afër për 36 milionë euro plus 6 milionë bonuse.
Vlen të kujtohet se klauzola e lirimit të lojtarit është 40 milionë euro, por Napoli dukej si kërkuesi i vetëm serioz dhe Celta u detyrua të negociojë transferimin.
Napoli are preparing documents with Celta Vigo for Gabri Veiga deal — also medical tests being scheduled 🔵🇪🇸
Napoli want Gabri to arrive in Italy by the end of the week, if all goes to plan.
Deal agreed as revealed earlier today: €36m package, here we go confirmed. pic.twitter.com/AVgF58z2Dh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 18, 2023
Me shitjen e Veigas, klubi nga La Liga mund të vazhdojë të investojë në skuadrën e saj në dy javët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Të ardhurat nga kjo marrëveshje mendohej të ishin vendimtare për rindërtimin e skuadrës së Rafael Benitez, por me kaq pak kohë të mbetur, ata do të duhet të veprojnë shpejt për të përfunduar marrëveshjet dhe disa nga objektivat e tyre mund të jenë transferuar diku tjetër. /Telegrafi/