Milot Rashica bëri paraqitje të mira me Vitessen gjatë sezonin 2016/17 dhe normalisht që kjo na ra në sy të shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Në mesin e tyre është edhe Napoli, i cili duket se e ka seriozisht.
Sipas La Gazzetta dello Sport, anësori i Përfaqësueses së Kosovës shikohet nga klubi italian si një alternativë më e mirë se Inaki Williams i Athletic Bilbaos.
E gjitha kjo pasi shqiptari kushton më lirë dhe është më i përshtatshëm për lojën napolitane.
Rashica këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka asistuar 10 herë në Eredivisie. /Telegrafi/