Napoli ka rënë dakord për transferimin e Rafa Marin nga Real Madrid për 12 milionë euro. Spanjolli duhet mbyll nesër kontrollet mjekësor dhe më pas të nënshkruajë kontratën.
Megjithatë, detajet e transferimit të mbrojtësit 22-vjeçar janë parë rrallë dhe janë zbuluar nga gazetari Fabrizio Romano.
Real Madridi ka përfshirë një klauzolë në kontratën e transferimit sipas së cilës ruan të drejtën për të blerë fillimisht Marin për 25 milionë euro në 2026 dhe 35 milionë euro në 2027.
Por ka një klauzolë tjetër interesante në kontratë. Napoli mund t’i paguajë Real Madridit edhe 10 milionë euro shtesë vitin e ardhshëm për të dyfishuar çmimin për rikthimin te Real Madridi.
🚨🔵 Rafa Marín will undergo medical in Roma on Monday as Napoli player!
◉ €12m fixed fee to Real Madrid.
◉ €25m buy back clause for 2026, €35m for 2027.
◉ In 2025, Napoli cay pay €10m more and make value of buy-back clause double for €50m in 2026 and €70m in 2027. pic.twitter.com/fVccb9MX0d
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2024
Nëse Napoli e bën këtë gjë, Los Blancos do të duhet të paguajë 50 milionë euro për Marin në vitin 2026 dhe 70 milionë euro një vit më vonë.
Lojtari ishte në huazim te Alaves nga Real Madridi, ndërsa ka luajtur edhe tek të gjitha grupmoshat e Spanjës. /Telegrafi/