Napoli thuhet se i ka bërë Zlatan Ibrahimovicit një ofertë, por sulmuesi i LA Galaxy po kërkon pesë milion euro për 18 muaj.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis konfirmoi dje se donte të nënshkruante me Ibrahimovicin në afatin e janarit.
Tani, Gazzetta dello Sport raporton se 38-vjeçari kërkon një kontratë që e sheh atë pjesë të ekipit deri në verën e vitit 2021, me vlerë totale prej pesë milionësh.
Gazeta shton se Napoli “po studion situatën” por janë të përgatitur t’i ofrojnë atij vetëm 1.5 milion euro deri në fund të sezonit, me mundësinë e zgjatjes për një sezon tjetër për tre milionë euro.
Duke pasur parasysh këtë, çështjet e bonuseve dhe të drejtat e imazhit mund të luanin një rol kryesor në ardhjen e suedezit në San Paolo.
Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Milanit do të bëhet futbollist i lirë në dhjetor, kur skadon kontrata e tij me Galaxyn. /Telegrafi/