Futbollisti italian dhe Napolin i ndanë vetëm kushtet personale të Candrevas, pasi dy skuadrat thuhet se janë marrë vesh.
Antonio Candreva është duke biseduar me Napolin, por raportohet se dëshiron të paktën 3 milionë euro në sezon për të lëvizur nga Lazio.
Reprezentuesi italian ka qenë i lidhur shumë me Interin këtë verë, por doli sot krejt papritur se napolitanët kanë arritur një marrëveshje.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Candreva do të flas me drejtuesit e Napolit së shpejti, por nuk do të negociojë për më pak se 3 milionë euro paga në sezon.
Klubet mendohet se kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë diku në vlerën e 24 milionë euro, por kjo mbetet për t’u parë nëse lojtari do të pranojë këtë lëvizje. /Telegrafi/