Napoli dhe Milani luajtën baras me rezultat 2-2 në sfidën e zhvilluar në “Diego Armando Maradona”.
Golat për mysafirët i shënoi Olivier Giroud që të dy në pjesën e parë, në minutën e 22-të dhe në minutën e 31-të respektivisht.
Vendasit u rikthyen në pjesën e dytë, fillimisht me një gol të Matteo Politanos në minutën e 50-të dhe më pas me Giacomo Raspadorin që barazoi shifrat në minutën e 63-të.
Napoli u vlerësua me notën 6.89 ndërsa Milani me notën 6.91.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Olivier Giroud që shënoi dy gola dhe u vlerësua me notën 8.8.
Amir Rrahmani luajti 45 minuta dhe u vlerësua me notën 7.0 duke pasur një paraqitje solide ndaj Rossonerëve.
Në anën tjetër, deshtimi i këtij dueli doli të jetë Mike Maignan që u notua me 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/