Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në dëm të Napolit që u eliminua nga gara më e madhe evropiane për klube.
Nuk ka dyshim se lojtari më i mirë në këtë sfidë ishte Sergio Ramos (9.9), pasi ishte njeriu që ndryshoi rrjedhën e takimit.
Toni Kroos ishte lojtari i dytë me paraqitjen më të mirë, duke qenë se falë harkimeve të tij u shënuan të dy golat e Los Blancos.
Pepe Reina është vlerësuar si zhgënjimi i takimit (5.6), ndërsa paraqitja e Elseid Hysajt ishte solide (6.4).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve:
/Telegrafi/