Naomi Osaka dhe i dashuri i saj, Cordae, shkaktuan spekulime se janë ndarë vetëm tre muaj pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku.
Ylli 26-vjeçar i tenisit la të kuptohet për një ndarje të mundshme në Twitter të martën dhe më pas fshiu çdo gjurmë të reperit të “Doomsday” nga Instagrami i saj.
“Unë dua vetëm dikë që do të shikojë perëndimin e diellit me mua”, shkroi Osaka në Twitter më 17 tetor.
Ish-tenistja numër 1 e Botës gjithashtu me sa duket sugjeroi se ishte beqare disa javë më parë.
“Arti i të duash veten”, shkroi ajo më 27 shtator.
Ajo gjithashtu pëlqeu një postim në Twitter një javë më parë rreth “largimit nga ata që nuk të vlerësonin”.
Cordae nuk postoi asgjë për ditëlindjen e Osakës të martën dhe mungonte në fotot e saj festive.
Dyshja, të cilët janë në lidhje që nga viti 2019, gjithashtu nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në llogaritë e tyre përkatëse në rrjetet sociale.
Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur Shai, në korrik. Ajo njoftoi se ishte shtatzënë në janar duke postuar një foto të Instagramin e saj.
Osaka, e cila u tërhoq nga Australian Open disa ditë përpara se të bënte njoftimin e shtatzënisë, u zotua se do t’i rikthehej sportit më në formë se kurrë më parë. /Telegrafi/