Telegrafi

Naomi Campbell harron të dukurit në modë, shkon me kostum special mbrojtës në aeroport

Naomi Campbell ka ndarë me ndjekësit e saj masat paraprake që po ndërmerr për të siguruar që ajo të mbetet pa mikrob gjatë udhëtimeve në mes të shpërthimit mbarë-botëror të coronavirusit.

Si supermodele, Campbell është mësuar të udhëtojë e veshur gjithmonë me shumë stil, por ndërsa frika përreth përhapjes së COVID-19 vazhdon të rritet, 49-vjeçarja duket se është më e interesuar të qëndrojë e shëndetshme sesa të duket magjepsëse, shkruan The Independet.

Të martën, Campbell postoi një seri fotografish të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit në Instagram, në të cilat shihej e veshur me një kostum të bardhë special për mbrojtje (i quajtur Hazmat), një maskë fytyre blu, syze sigurie dhe doreza ngjyrë vjollcë.

Imazhi i parë tregon modelen që pozon në terminalin e aeroportit për të treguar veshjen e saj të plotë, e cila është e aksesuar me ngjyrat bardh e zi dhe një valixhe që përputhet me veshjen.

Fotografia e dytë e paraqet Campbellin të ulur në vendin e saj në aeroplan me një pelerinë kafe të shtruar mbi supet e saj për ta mbajtur të ngrohtë gjatë fluturimit.

Lexo po ashtu Kim Kardashian ndan me fansat një fragment nga libri i shkrimtares së famshme që parashikoi përhapjen e një pandemie famëkeqe në vitin 2020

Shumë nga ndjekësit dhe miqtë e famshëm të Campbell komentuan mbi postimin, i cili prej asaj kohe ka marrë më shumë se 470,000 pëlqime.

“O Zoti im shpresoj se nuk është një batanije aeroplani dhe është e juaja. Ato nuk lahen plotësisht”, shkroi reperi Azealia Banks në koment, ndërsa stilisti Marc Jacobs komentoi: “Kjo është motra ime”.

Ndërkohë, modelja dhe aktivistja Munroe Bergdorf e quajti supermodelën “Mbretëresha e udhëtimit higjienik”, ndërsa disa tifozë komentuan se si Campbell arriti ta kthejë kostumin special mbrojtës në një veshje të modës së momentit. /Telegrafi/