Nuk është vonë për një shaka 1 prilli.
Në lajmin se Naomi Campbell do të projektonte për BMW, shumë menduan se ishte një shaka. Megjithatë, ky bashkëpunim i pazakontë mes prodhuesit bavarez dhe një prej figurave më me ndikim në industrinë e modës, po ndodh me të vërtet.
Është BMW XM, një veturë me një dizajn disi të diskutueshëm dhe gjithashtu modeli i parë special M që nga M1 i BMW.
Naomi do të marrë pjesë në fushatën promovuese të XM në treg nën sloganin “Dare to be you”, gjë që tërhoqi veçanërisht artisten e modës. Në kuadër të fushatës do të mund të shohim XM-në unike të dizenjuar nga modelja e njohur.
“Fokusi do të jetë në një dimension të ri të pranisë së sigurt, stilit të jetesës ekspresive dhe individualitetit”, thotë BMW.
“Ndjenja e fortë e estetikës dhe dizajnit të Naomi Campbell do të luajë një rol kyç në projektet e ardhshme të kompanisë”, shtuan ata.
BMW XM është një hibrid plug-in dhe aktualisht mban statusin e modelit më të fuqishëm të prodhimit në historinë e BMW.
Historia në vetvete është versioni Red Label me 738 kf, i cili nuk do të mbërrijë deri në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/