Ermir Lenjani është huazuar tek skuadra franceze Nantes nga Rennes dhe është drejt përfundimit të huazimit.
Por mbrojtësi fantastik i Kombëtares së Shqipërisë mund të mbetet edhe më tej pjesë e Nantesit pasi klubi gjelbër e verdh dëshiron transferimin e tij.
Bisedimet mes dy skuadrave kanë filluar për një transferim të përhershëm të Lenjanit në Nantes pasi majtaku ka bindur klubin se ia vlen investimi në të.
Rennes ka kërkuar 850 mijë euro nga Nantes për shitjen e Lenjanit dhe si duket klubi aktual i Lenjanit ka pranuar të paguajë këtë shumë.
Por për ta blerë Lenjanin, Nantes është detyruar të heqë dorë nga dy lojtarë tjerë të huazuar, pasi do ta kthejë pas brazilianin Adryan te Flamengo dhe Youssouf Sabaly tek PSG.
Pas kampionatit evropianin mbetet të bëhet e ditur e ardhmja e Lenjanit, pasi për të interesim kanë shprehur edhe disa skuadra nga Gjermania, Turqia dhe Italia.
26-vjeçari Lenjani këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Nantesin në ligë dhe kupë duke shënuar një gol dhe duke dhuruar tre asistime. /Telegrafi/