Telegrafi

Nani nuk po heq dorë nga futbolli, nënshkruan për klubin e nëntë në karrierë

Lojtari i famshëm i Manchester United dhe i kombëtares portugeze, Luis Carlos Almeida da Cunha, i njohur më mirë si Luis Nani, ka nënshkruar për Adana Demirspor.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi turk përmes faqes zyrtare me informacionin se Nani do ta veshë fanellën e tyre në dy vitet e ardhshme.

Ky do të jetë gjithashtu klubi i nëntë në karrierën e tij të pasur në të cilin ai ka luajtur për Sporting Lisbona, Manchester United, Fenerbahce, Valencia, Lazio, Orlando City, Venecia dhe Melbourne Victory.

Interesant është fakti se ai nuk ka shënuar në dy klubet e fundit, gjë që e bën të qartë se 36-vjeçari nuk ka qenë në kulmin e tij prej disa kohësh.

Deri tani, ai la gjurmën më të paharrueshme në Old Trafford, për të cilin luajti 230 ndeshje, duke shënuar 41 gola dhe duke asistuar 71 prej tyre.

Me Djajtë e Kuq, ai fitoi gjithçka që kishte për të fituar dhe ishte një anëtar i brezit të famshëm të Sir Alex Ferguson.

Në vitin 2016 fitoi titullin kampion i Kontinentit të Vjetër me kombëtaren portugeze. /Telegrafi/