Site icon Telegrafi

“Nallane” e Florit kalon kufijtë (Video)

Megjithëse u kritikua për tekstin, kënga “Nallane” e këngëtarit Flori Mumajesi mbetet njëra ndër këngët më të pëlqyera të kësaj vere.

Veç në tregun muzikor shqiptar, kjo këngë ka arritur të dëgjohet edhe nga të huajt, transmeton Telegrafi.

Ka qenë vetë këngëtari ai që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të një vajze të quajtur Skylar Lawson nga Londra, e cila interpreton në gjuhën shqipe “Nallanen”.

Ndryshe kënga, e cila u shëndrrua në hit ka arritur afro 7 milion klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/

Exit mobile version