Telegrafi

Nainngolan ka zgjedhur edhe numrin te Interi, preferon ‘stilin Zamorano’?

Radja Nainggolan (Getty Images)

Radja Nainggolan është aq afër largimit nga Roma për 35 milionë euro plus lojtarin e ekipit të të rinjve, Nicolo Zaniolo, saqë ai ka zgjedhur edhe numrin e tij te Interi.

E ardhmja e mesfushorit belg është ndër më të përfolurat në vitet e fundit, me mediat që e qojnë herë diku e herë diku tjetër.

Megjithatë, tani ka shumë tym rreth largimit të tij nga Roma, ku thuhet se Nainggolan ka zgjedhur Interin si klubin e tij të ri.

Lexo po ashtu Nainggolan shumë pranë Interit

Sipas gazetës italiane Tuttosport, testet mjekësore pritet të bëhen në fillim të korrikut, pasi ata duhet të presin deri pas 30 qershorit për ta përfshirë atë në vitin e ardhshëm financiar.

Zamorano njihet për numrin e tij të famshëm 1+8, por edhe për golat e shumtë (Getty Images)

Kostoja e operacionit pritet të jetë në rajonin prej 30-35 milionë euro plus mesfushorin organizator të Primaveras, Zaniolo, i cili mbush 19 vjet muajin e ardhshëm.

Ka edhe sugjerime tjera ku thuhet se Nainggolan do të mbajë fanellën me numër 22, por me një stil të ish-sulmuesit Ivan Zamorano, me një ‘+’ në mes të dy numrave.

Lexo po ashtu Pallotta: Nainggolani te Interi, Alissoni te Real Madridi 

Kjo për shkak se numri 4 i zakonshëm i belgut është pensionuar pas karrierës së gjatë të Javier Zanettit me Interin, ndërsa Ivan Perisic mban numrin 44 për një kohë të gjatë.

Ndryshe, Zamorano ishte i famshëm kur mori fanellën e tij me numër 1+8 sepse braziliani Ronaldo tashmë kishte fanellën me numër 9. /Telegrafi/