Telegrafi

Nainggolan: Unë me kombëtaren, Juve në ekskursion në Cardiff

Radja Nainggolan vazhdon betejën e tij personale me tifozët e Juventusit.

Dhe nga grumbullimi me Belgjikën mesfushori ka ironizuar pas humbjes së thellë 4-1 të bardhezinjve me Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve.

Provokimi i lojtarit verdhekuq ka ardhur përmes Instagramit, duke u tallur në kurriz të kampionëve italian.

“E bëra këtë lidhje direkte për t’iu përgjigjur ndonjërit që më kishte ofenduar dhe kishte folur para kohe, gjë që nuk bëhet. Nuk flitet kurrë para kohe. Ishte e drejtë të shihja nëse do të më përgjigjeshin ata që më kanë ofenduar”.

“Kam bërë këtë video për juventinët, por ndoshta atyre ju kushton shumë kjo. Kanë shpenzuar gjithçka për ndeshjen. Tre ditë më parë shisnit mend, tani ç’do më thoni?”, ka shkruar belgu në Instagram.

Sa mbrëmje e bukur – vazhdoi Nainggolan – jam me kombëtaren, për fat të keq të tjerët janë në ekskursion në Cardiff”.

/Telegrafi/