Radja Nainggolan ka treguar se pse ka refuzuar Chelsean duke qëndruar te Roma.
Belgu ka qenë i lidhur me një kalim në Londër verën që shkoi, por që nuk u bë asnjëherë realitet.
“Zgjodha stilin e jetës, pasi këtu jetoj qe 12 vite”.
“Ndjejë respekt këtu, nuk dua të largohem. Jam shumë i lumtur këtu”.
Ai është pyetur edhe për ndeshjen derbin mes Juventusit dhe Intrerit.
“Juventus-Inter? Inter po ecën shumë mirë, pasi kanë një trajner shumë të fortë si është Stefano Pioli. E dija që do të rikuperonin pikë”.
“Shpresoj që rezultati do të shkoj në favor tonin, një barazim është i mirë”, ka thënë Radja. /Telegrafi/