Radja Nainggolan edhe njëherë ka treguar dashurinë e tij për Romën.
Ylli i Belgjikës ka refuzuar kalimin tek gjiganti anglez Chelsea, skuadër e cila e kërkoi me çdo kusht.
Roma ka refuzuar tri oferta të Chelseat të cilat ishin mbi 40 milionë euro për mesfushorin e saj më të mirë.
Numri katër i Romës ka qëndruar në Trigoria ku ka arritur marrëveshje personale për vazhdimin e kontratës.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Nainggolan do të nënshkruajë me Romën deri në vitin 2021, ndërsa do të fitojë katër milionë euro në stinor si dhe bonuse të tjera që pritet të kapin shifrën e pesë milionë eurove në stinor.
Chelsea i kishte ofruar atij kontratë të njëjtë pesë vjeçare por me gjashtë milionë euro në stinor.
Gjatë daljes nga Trigoria, belgu i ka qetësuar tifozët duke iu thënë: “Qëndrojë këtu, për ju dhe për Romën”. /Telegrafi/