Telegrafi

Nainggolan thumbon Juventusin teksa nënshkruan shallin e një tifozi të Interit

Në dalje të hotelit në Milano ku po qëndronte skuadra e Romës ishin mbledhur shumë tifozë.

Pasi te skuadra nga kryeqyteti italian ka shumë lojtarë cilësor, para hotelin ishin mbledhur edhe tifoz zikaltër.

Por, kjo nuk i pengoi Radja Nainggolanit, i cili u ndal për fotografi dhe autografe.

Lexo po ashtu Nainggolan del hapur: E urrej Juventusin, fitojnë gjithmonë me një penallti të dhuruar

Në një moment belgu iu afrua një tifozi të Interit dhe ia nënshkroi shallin dhe teksa të gjithë të habitur shikonin ylli i Romës tha:

“Për mua nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë problem. E rëndësishme është të mos nënshkruaj te shalli i Juventusit”, ka thënë Radja raporton PremiumSport. /Telegrafi/