Në dalje të hotelit në Milano ku po qëndronte skuadra e Romës ishin mbledhur shumë tifozë.
Pasi te skuadra nga kryeqyteti italian ka shumë lojtarë cilësor, para hotelin ishin mbledhur edhe tifoz zikaltër.
Por, kjo nuk i pengoi Radja Nainggolanit, i cili u ndal për fotografi dhe autografe.
Në një moment belgu iu afrua një tifozi të Interit dhe ia nënshkroi shallin dhe teksa të gjithë të habitur shikonin ylli i Romës tha:
“Për mua nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë problem. E rëndësishme është të mos nënshkruaj te shalli i Juventusit”, ka thënë Radja raporton PremiumSport. /Telegrafi/