Radja Nainggolan është rikthyer te Interi pas huazimit një vjeçare në skuadrën tjetër italiane Cagliari.
Mirëpo mesfushori belg nuk pritet të qëndrojë për edicionin e ri tek zikaltërtit.
E ardhmja e Ninjas duket se do të jetë në kampionatin francez, Ligue 1.
Është kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain që ka shfaqur interesim për mesfushorin belg.
32-vjeçari e ka mirëpritur një transferim të mundshëm në PSG, teksa tani dy klubet po diskutojnë për një marrëveshje.
PSG i ka kërkuar huazimin e lojtarit Interit, teksa paga e tij e lartë do të paguhej e gjitha nga parisienët.
Gjithashtu finalisti i Ligës së Kampionëve e ka edhe opsionin e blerjes së lojtarit.
Parisienët janë gati të ofrojnë dy milionë euro për huazimin e tij, si dhe 10 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare pas një viti.
Gjithsesi marrëveshja duket shumë afër, pasi Ninja ka dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar në Ligue 1. /Telegrafi/