Site icon Telegrafi

Nainggolan pranon largimin nga Interi

Radja Nainggolan (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Radja Nainggolan ka pranuar vendimin e Interit për ta shitur atë këtë verë dhe po vështron një kthim në Cagliari ose në një tjetër klub të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori belg është aktualisht me skuadrën e Interit në Lindjen e Largët për përgatitjet para-sezonale, por ai nuk ka vend në planet e Antonio Conte.

Ndryshe nga Mauro Icardi, i cili nuk po nxiton të largohet nga Nerazzurrët, gazetari i njohur Fabrizio Romano pretendon se mesfushori informoi agjentin Alessandro Beltrami për dëshirën e tij për t’u larguar.

Lexo po ashtu Conte: Lukakun e dua te Interi, Icardi dhe Nainggolan janë jashtë planeve

Një magji e dytë me Cagliarin është përfolur shumë dhe Romano pretendon se ata janë ‘një opsion si asnjë tjetër’, edhe pse kjo mund të ndryshojë nëse futet në garë një klub që luan në Ligën e Kampionëve.

Klubi nga Sardenja gjithashtu do të duhet të arrij një marrëveshje me Interin, të cilët nuk kanë gjasa të përfitojnë shifrën e paguar prej 40 milionë eurosh verën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version