Site icon Telegrafi

Nainggolan përfundon me sukses testet mjekësore te Interi

Radja Nainggolan ka kompletuar tashmë testet mjekësore te Interi dhe pritet vetëm nënshkrimi me Nerazzurrët.

Mesfushori belg pritet të bëhet transferimi më i ri i Interit në këtë afat kalimtar.

Nainggolan tashmë ka përfunduar me sukses dy pjesët e testeve mjekësore me Interin në klinikën CONI.

Lexo po ashtu Nainggolan arrin në Milano, të hënën vizitat mjekësore te Interi

Pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore mesfushori i Romës është i lirë të formalizojë transferimin.

Nainggolan është njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A viteve të fundit (Getty Images)

30-vjeçari gjatë mbrëmjes ose nesër (e martë) pritet edhe ta nënshkruaj kontratën e vlefshme për katër vite me zikaltrit.

Lexo po ashtu Spalletti: Nainggolan është lojtari që i mungonte Interit

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Interit ky transferim i ka kushtuar 24 milionë euro dhe shërbimet e Davide Santon dhe të riut Nicolo Zaniolo.

Përveç belgut, Interi tashmë ka arritur marrëveshje transferimi edhe me Stefan de Vrij, Këadëo Asamoah dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/  

https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1011230109569695744

Exit mobile version