Interi fitoi ndaj Milanit, por humbi një nga lojtarët kryesor, Radja Nainggolan.
Belgu gjatë një dueli me Lucas Biglian e lëndoi kyçin e këmbës dhe kështu u detyrua të lëshojë fushën e lojës në minutën e 30-të.
Testet e detajuara pritet të bëhen sot (e hënë), por mundësitë janë të mëdha që lojtari të mungojë ndaj Barcelonës të mërkurën.
Mungesa e tij pritet të jetë e madhe pasi Radja është një nga më të mirët në rolin e tij në Serie A dhe më gjerë.
Por, Nainggolan nuk do të jetë mungesa e vetme në këtë ndeshje.
Te Barcelona do të mungojë Linoel Messi pasi edhe argjentinasi u lëndua në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sevillas.
Interi dhe Barça kanë dy fitore në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kamionëve. /Telegrafi/