Site icon Telegrafi

Nainggolan mund të humb “Derby della Madonnina”

Radja Nainggolan (Foto by Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan mund të humbasë derbin e Milanit më 17 mars pas një lëndimi të muskujve.

Inter raportoi të mërkurën se testet treguan se futbollisti ka tërhequr ‘muskulin gastrocnemius të këmbës së majtë’ dhe lëndimi do të rivlerësohet ‘javën e ardhshme’.

Natyra e deklaratës së Nerazzurrëve sugjeron se belgu do të humbasë ndeshjet e tyre të ardhshme kundër Eintracht Frankfurtit dhe SPAL-it.

Radja Nainggolan (Foto by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Futbollisti gjithashtu mund të përjashtohet edhe në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës me Frankfurtin, si dhe në “Derby della Madonnina” kundër Milanit.

Zikalëtrit gjithashtu ka gjasa të jenë edhe pa golashënuesin më të mirë Mauro Icardi, i cili po vazhdon të mos paraqitet me ekipin.

Nainggolan sezonin e parë te Interi nuk ka qenë statrues si te klubi kryeqytetas italian i Romës.

Ndryshe, mesfushori 30-vjeçar deri më tani ka pasur 17 paraqitje për zikaltërit dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/

Exit mobile version