Radja Nainggolan ka dhënë një goditje fatale në dëshirën e Chelseat për të nënshkruar me të, pasi ka thënë se ai do të qëndrojë te Roma.
Mesfushori belg ka qenë i lidhur me një kalim në Stamford Bridge, pasi uljes së Antonio Contes në stolin e skuadrës angleze.
Megjithatë, Nainggolan ka qenë i palëkundur në dëshirat e tij për të qëndruar në skuadrën italiane deri tani dhe përsëriti dëshirën e tij edhe gjatë të enjtes.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Jam takuar me drejtorin e Romës, Walter Sabatini dhe çdo gjë shkoi mirë”, deklaroi Nainggolan
“Unë do të qëndroj te Roma”, përfundoi mbrojtësi i Romës, duke shpallur kështu qëndrimin te skuadra italiane edhe për këtë sezon. /Telegrafi/