Radja Nainggolan ka thënë se largimi nga Roma nuk varej vetëm prej tij, pensionimi nga Belgjika është përfundimtar dhe Interi mund të mundë Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Transferimi i Nainggolanit në Inter ishte si një rrufe në qiell, pasi ai kishte shprehur gjithmonë besnikërinë e tij ndaj Romës, ndërsa mesfushori e braktisi Belgjikën pasi u anashkalua për Kupën e Botës në Rusi.
Megjithatë, ai ndihmoi Nerazzurët të marrin pikë maksimale nga dy ndeshjet e tyre hapëse të Ligës së Kampionëve, duke shënuar në fitoren 2-1 të së mërkurës mbi PSV-në.
“Fizikisht ndihem mirë, por nuk jam ende në kulmin tim”, ka thënë fillimisht Nainggolan për gazetën Tuttosport.
“Jam duke u përpjekur për të dhënë një përvojë pak më shumë për këtë ekip”.
“Ekipi kombëtar? Jam larguar plotësisht, por mendoj se kam marrë vendimin e duhur. Nuk mund gjithmonë të pres për ta dhe tani kam kokën e qetë”.
“Ishte e vështirë për mua që të largohesha nga Roma, por gjërat në futboll nuk varen gjithmonë nga lojtarët”.
“Roma tregoi se Barça mund të mposhtet sezonin e kaluar, kështu që Interi mund të shkojë në Spanjë me paqe mendore, sepse për kualifikim, do të jetë e mjaftueshme për të mundur PSV dhe për të bërë diçka të veçantë në Londër”, përfundoi belgu. /Telegrafi/