Site icon Telegrafi

Nainggolan flet për Chelsean

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka pranuar se ai ka biseduar me bashklojtarët e tij te Belgjika për një kalim te Chelsea.

Nainggolan ka zbuluar se dyshja e Chelseat, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois i kanë sugjeruar atij që të largohet dhe të shkojë drejt Bluve këtë verë.

“Conte më ka kërkuar edhe kur ishte trajner i Juventusit, por unë kam thënë se kurrë nuk largohem nga Roma për të shkuar te Juve. Tani ai po tenton të më marrë te Chelsea”.

“Hazard dhe Courtois më kanë thënë t’i bashkohem atyre. Unë e di se Chelsea është klub i madh, andaj duhet t’i marrë parasysh disa gjëra”.

“Nuk është e lehtë të largohem nga Italia pas 12 vitesh. Unë duhet të bëhem më i mirë nga ky transferim. Në të gjitha mënyrat. Nuk largohem për një gjë të vogël”, potencoi Nainggolan. /Telegrafi/

Exit mobile version